“Kane është i jashtëzakonshëm”

  • 10 December 2018 - 21:58
“Kane është i jashtëzakonshëm”

Kampionët e La Ligas janë lidhur shpesh me kalimin e sulmuesit anglez, kurse sot trajneri i tyre e ka përshkruar anglezit si lojtar të “jashtëzakonshëm”

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e ka përshkruar sulmuesin e Tottenhamit si të “jashtëzakonshëm” por nuk ka dashur të flet për thashethemet për një transfer të kapitenit të Anglisë në Camp Nou.

Kane ka nënshkruar kontratë gjashtë vjet në qershor para se të fitonte Këpucën e Artë në Botëror, ku ai shënoi gjashtë gola dhe e udhëhoqi Anglinë drejt gjysmëfinales.

“Ai është një lojtar i madh, sulmues i jashtëzakonshëm në nivel global’, ka thënë Valverde në konferencën për media. “Ai ka goditje të fortë, është i mirë në ajër dhe bën dallimin në zonë. Nuk duhet ti jepni atij hapësirë, as një metër. Ai di të bëj dallimin në ndeshje”.

 

(Kosova Sot)