Për fat të Interit, Messi titullar ndaj Tottenhamit

  • 11 December 2018 - 14:42
Për fat të Interit, Messi titullar ndaj Tottenhamit

Barcelona do të luajë me Lionel Messin titullar ndaj Tottenhamit sipas të gjitha gjasave, në një tejet vendimtare për shpresat e Interit për të mbetur në Ligën e Kampionëve.

Zikaltrit duhet të mundin me rezultat gjigantin anglez, pasi Spurs kanë përparësinë e golit të shënuar si mysafir në përballje me Interin teksa të dy skuadrat kanë nga shtatë pikë në renditjen tabelore.

Interi e pret PSV-në, derisa Tottenhami e viziton Barcelonën në “Camp Nou”.

Barça tashmë e ka fituar grupin dhe do të luajë vetëm për ta kryer obligimin dhe nëse Tottenhami fiton, atëherë skuadra e Luciano Spallettit do të eliminohet, pavarësisht se çfarë rezultati nxjerr ndaj PSV-së.

Sipas Gazzetta dello Sport, Thomas Vermaelen do të jetë titullar si rrallë herë, bashkë me të rinjtë Munir El Haddadi, Carles Alena dhe Juan Miranda.

Megjithatë, duket se edhe Messi do të luajë bashkë me Philippe Coutinhon, Arturo Vidalin dhe Sergio Busquetsin.

Ndërkohë, Spurs do të jenë pa Mousa Dembele, Kieran Trippier, Juan Foyth, Davison Sanchez, Victor Wanyama dhe Serge Aurier.

Formacionet e mundshme:

Barcelona: Cillessen; Semedo, Vermaelen, Lenglet, Miranda; Aleñá, Busquets, Vidal; Coutinho, Munir, Messi

Tottenham Hotspur: Lloris; Walker-Peters, Alderweireld, Vertonghen, Davies; Dier, Winks; Alli, Eriksen, Son; Kane.

 

(Kosova Sot)