Ishi i Juventusit i bashkohet Interit të enjten

  • 11 December 2018 - 16:57
Ishi i Juventusit i bashkohet Interit të enjten

Mediat italiane raportojë se Giuseppe Marotta do të zyrtarizohet si drejtor i Interit të enjten, pasi që u largua nga rivali i zikaltërve, Juventusi, më herët gjatë këtij viti.

Eksperti i transferimeve fillimisht u largua nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Juventusit, por më vonë e pranoi edhe shkëputjen e kontratës me këtë klub nga roli i menaxherit të përgjithshëm

Sapo u largua zyrtarisht nga Juventusit, filluan spekulimet që e lidhnin Marottan me një pozitë menaxheriale në Interi. Madje, në Itali raportohet se ai tanimë ka zhvilluar takime zyrtare me klubin italian.

Për më tepër, Sky Sports raporton se të enjten Marotta do ta marrë edhe zyrtarisht rolin e drejtorit në klubin milanez. Ai pritet ta marrë fillimisht rolin e menaxherit të përgjithshëm për sport, ashtu siç e kishte edhe në Juventus.

Me kalimin e kohës, pritet që ai të emërohet edhe në pozitën e drejtorit ekzekutiv të këtij klubi, mirëpo fillimisht zikaltrit dëshirojnë ta testojnë atë në pozitën e menaxherit të përgjithshëm.

(Kosova Sot)