Ylli i Valencias tallet me mbrojtësin e Man Unitedit që shënoi autogol mbrëmë

  • 13 December 2018 - 14:16
Ylli i Valencias tallet me mbrojtësin e Man Unitedit që shënoi autogol mbrëmë

Nata e qendërmbrojtësit të Manchester Unitedit, Phil Jones, u përkeqësua edhe më shumë pas ndeshjes së mbrëmshme kundër Valencias, ku ai shënoi autogol, pasi që sulmuesi i klubit spanjoll, Michy Batshuayi, u tall me të në Twitter.

Manchester Unitedi u mposht me rezutlat 2-1 nga Valencia mbrëmë, dhe e humbi humbësinë për të përfituar nga disfata e Juventusit dhe ta marrin pozitën e parë të Grupit H të Ligës së Kampionëve.

Golin e dytë për Valencian në këtë ndeshje e shënoi vet mbrojtësi i “Djajve të kuq”, Jones. Ky ishte autogoli i katërt në karrierës e qendërmbrojtësit anglez dhe kjo ka bërë që ai të kritikohet nga shumë tifozë të tij, por edhe nga sulmuesi i Valencias, Batshuayi.

Për ta përkeqësuar këtë natë për Jonesin, shprehia e tij për të bërë mimika të çuditshme në fytyrën e tij, një shprehi për të cilën tallet mjaft shpesh në rrjete sociale, u përqesh edhe nga sulmuesi i huazuar nga Chelsea në Valencia, Batshuayi.

Fillimisht, një llogari në Twitter e postoi një fotografi ku shiheshin këta dy futbollistë, por në qendër të vëmendjes së kësaj fotoje ishin këpucët e Batshuayit, pasi që ato kishin shenjën e super heroit “Batman”, për shkak të lidhjes me emrin e futbollistit belg.

Batshuayi iu përgjigj këtij tweeti: “Më vjen mirë që iu pëlqen djelmosha... por, a mund të flasim për fytyrën e Phil Jonesit?”. 

 

(Kosova Sot)