Juventus prin në garën për nënshkrimin e De Ligt

  • 14 December 2018 - 15:31
Juventus prin në garën për nënshkrimin e De Ligt

Mbrojtësi i Ajaxit, Mathijs de Ligt duket se do ti bashkohet Juventusit vitin tjetër, për një shumë 80 milionë euro që thuhet se ka ofruar ekipi italian

Barcelona po ashtu është e interesuar për 19 vjeçarin dhe pritet që të takohet më përfasuesit e tij.

Por, sipas Diario Sport, një shumë e tillë për Barcelonën është shumë e madhe dhe se ata nuk duan që ta paguajnë.

Juventusi besohet se e sheh De Ligt si trashëgimtar afatgjatë të Giorgio Chiellinit, i cili po afrohet drejt fundit të karrierës së tij pasi që ka 34 vjet. 

 

(Kosova Sot)