Karikatura e Ditës: Jose, bëje për Mançesterin!

  • 16 December 2018 - 11:56
Karikatura e Ditës: Jose, bëje për Mançesterin!

Protagonist i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e diel është trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i cili do ta drejtojë skuadrën e tij në ndeshjen kundër Liverpoolit sot në orën 17:00 në Anfield.

Skuadra e Jurgen Kloppit e mori pozitën e parë të tabelës së Premierligës pasi Manchester City u mposht nga Chelsea me rezultat 2-0. Megjithatë, dje City fitoi dhe u kthye përsëri në krye

Për ta mbajtur Manchester City edhe më tutje kreun e tabelës, Pep Guardiolës i duhet ndihma e rivalit të tij, Mourinhos. “Djajtë e kuq” duhet ta mposhtin Liverpoolin për të mos e lejuar ta marrë përsëri pozitën e parë, si dhe t’i japin fund ecurisë së pamposhtur të skuadrës së tyre.

Manchesteri Unitedi është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit, katër prej të cilave ishin barazime. Për herë të fundit, Liverpooli e ka fituar më shtator 2013. Por, bazuar në ecurinë e këtij sezoni, kjo ecuri mund të mos zgjasë edhe shumë.

Pozita në tabelë, forma, cilësia individuale, mbrojtja dhe stili i lojës tregojnë se më shumë gjasa për të fituar ka Kloppi, megjithatë Liverpooli e di se ai nuk duhet t’i nënvlerësojë rivalët e tyre, të drejtuar nga Mourinho.

Manchester Unitedi është i pamposhtur në tetë ndeshjet e fundit të ligës mes këtyre dy klubeve, si dhe është klubi i vetëm i Premierligës që nuk është mposhtur nga trajneri Jurgen Klopp.

“Është shumë rrallë ta shohësh Pep Guardiolën duke e mbështetur Jose Mourinhon, mirëpo një fitore në ndeshjen kundër Liverpoolit do të ishte në favor të të dy klubeve të Mançesterit”, shkruan Goal.com në karikaturën e e punuar nga Omar Momani. 

(Kosova Sot)