Reagimi i Pogbës në Twitter pas shkarkimit të Mourinhos

  • 18 December 2018 - 12:25
Reagimi i Pogbës në Twitter pas shkarkimit të Mourinhos

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, ylli i skuadrës angleze, Paul Pogba, e ka tallur portugezin në Twitter, duke e postuar një fotografi.

Pogba dhe Mourinho i kishin prishur marrëdhëniet gjatë këtij sezoni dhe kjo gjë u bë edhe më e dukshme fundjavën e kaluar, kur Mourinho e la atë në stol për 90 minutat e ndeshjes kundër Liverpoolit.

“Përshkruajeni këtë”, shkruan Pogba në mbishkrimin e fotografisë, të cilët pas pak minutash e fshiu nga të gjitha llogaritë në rrjetet sociale.

Fillimisht, Pogba kishte qenë një ndër kapitenët në skuadrën e Mourinhos, mirëpo pas kritikave që ia bëri publikisht taktikave të portugezit, ky i fundit i tha para të gjithëve se ai kurrë më nuk do ta mbajë shiritin e kapitenit.

Disa javë më vonë, Sky Sports e publikoi një video ku shiheshin qartazi këta të dy gjatë një seance stërvitore.  Para ndeshjes së javës së kaluar, Mourinho e kishte quajtur atë një virus që po e infekton zhveshtoren e tij. 

(Kosova Sot)