Zyrtare: Messi e merr Këpucën e Artë, e kalon Ronaldon

  • 18 December 2018 - 14:56
Zyrtare: Messi e merr Këpucën e Artë, e kalon Ronaldon

Lionel Messi e ka marrë çmimin e pestë rekord “Këpuca e Artë”, si golashënuesi më i mirë në të gjitha ligat evropiane sezonin e kaluar.

Superylli argjentinas tani e kalon Cristiano Ronaldon, që i ka katër, në listën e futbollistëve me më së shumti çmime të “Këpucës së Artë”.

Messi i shënoi 34 gola në ligën elitare spanjolle, La Liga, sezonin e kaluar duke i ndihmuar Barcelonës ta fitojë titullin, po ashtu. Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ishte i dyti me 32 golat e tij në Premierligë.

Messi e ka fituar këtë trofe në sezonet 2009-10 (34 gola), 2011-12 (50 gola), 2012-13 (46 gola), 2016-17 (37) dhe tani 2017-18 (34 gola).

31-vjeçari është golashënuesi më i mirë në histori të Barçës, me 572 gola në 655 ndeshje.

Këpuca e Artë ndahet nga European Sports Media, një shoqatë e gazetave dhe revistave evropiane të sportit. 

 

(Kosova Sot)