Ylli i Barcelonës urdhërohet të mbathë këpucë Adidas, ose të paguajë gjobë milionëshe

  • 19 December 2018 - 11:15
Ylli i Barcelonës urdhërohet të mbathë këpucë Adidas, ose të paguajë gjobë milionëshe

Mesfushori i Barcelonës, Rafinga është urdhëruar të mbathtë përsëri këpucë Adidas të futbollit, përndryshe do të detyrohet ta paguajë një gjobë që kap shifrën 1 milion euro.

25-vjeçari kishte menduar se marrëveshja me sponsorin e tij kishte mbaruar në verë dhe në këtë mënyrë kishte mbathur këpucë të zeza Mizuno në ndeshjet e futbollit, por tani është paditur nga gjiganti gjerman i veshmbathjeve sportive.

Rafinha ka thënë se kompania Adidas nuk e ka përkrahur atë gjatë dy lëndimeve të tij serioze dhe si pasojë e kishte prishur kontratën e zgjatur për pesë vite.

“Edhe pse ai nuk është ekspert ligjor, ai e di shumë mirë sesi funksionojnë marrëveshjet me sponsor”, ka thënë gjykatësi.

Braziliani e ka humbur këtë sezon pasi e lëndoi rëndë ligamentin në gjurin e majtë në barazimin e Barcelonës me Atletico Madridin muajin e kaluar.

Gjykata e qarkut në Amsterdam, ku marrëveshja me sponsorin ishte nënshkruar, e urdhëroi Rafinhan ta paguajë një gjobë prej 10 mijë eurove për çdo ndeshje që refuzon ta nderojë kontratën e tij, që në maksimum i bie 1 milionë euro.

(Kosova Sot)