“United ka fuqi për ta mposhtur çdo kënd”

  • 15 January 2019 - 23:10
“United ka fuqi për ta mposhtur çdo kënd”

Legjenda e Djajve të Kuq, Ryan Giggs, është i impresionuar me përparimin që ka bërë skuadra nën urdhrat e ish bashkëlojtarit të tij, derisa ata kanë ndezur cilindrat dhe po fitojnë në çdo ndeshje që kanë përpara

Manchester United ka fuqi në dispozicion “për të mposhtur të gjitha skuadrat në Premier Ligë”, ka thën Ryan Giggs, me Ole Gunnar Solskjaer ka ndikuar për t’u këndellur klubi.

“Mirë, kjo formë tregon se çfarë lojtarësh të mirë ata kanë”, tha legjenda e United për Premier League Productions për ndryshimet që ka bërë Solskjaer.

“Ka një ndryshim të vogël. Është sikurse kur shihni gol. Vetëm një ndryshim i vogël në ndeshje nga dikush nga jashtë që e ka parë atë”.

“Ole ka qenë në disa ndeshje para se të merr drejtimin. Isha në një ndeshje afër tij dhe ai me thoshte: shiko alot e mbrojtjes, ata nuk janë mjaftueshëm me larg’. Gjëra që ne ishim mësuar ti bënim zakonisht, gjëra që lidhen me skuadrat e Manchester United”.

“’Oki ne shënonim dy, ne shënonim edhe tri dhe une mendoj që ai e ka instaluar këtë gjë tek ata që ne kemi nevojë që të shënojmë gola, ne kemi nevojë që të sulmojmë dhe nëse ne jemi më lart në fushë kjo ekspozon shumë më rrezik për kundërshtarin”.

“Çdo skuadër e tillë është e mirë për Manchester United, ne e kemi përdorur këtë dhe po, edhe jemi mbrojtur shpesh në thellësi”.

“Me lojtarët sulmues që ka United, e që janë shumë, jo vetëm ata që startojnë por edhe ata që vinë nmga banka, e keni parë Sanchezin, e keni parë Lukakun që tani edhe ata po kanë ndikim. Ata tani kanë kapacitet për ta mposhtur çdo skuadër në Premier Ligë”.

United ka shënuar 17 gola në gjashtë ndeshje nën urdhrat e Solskjaer derisa kanë pësuar vetëm tri.

Tani ata janë vetëm gjashtë pikë larg vendit të katër në Premier Ligë dhe janë në ndjekje për të fituar dy trofe, FA Cup dhe Ligën e Kampionëve. 

 

(Kosova Sot)