Milanit i dështon transferi, shkaku i ofertës

  • 20 January 2019 - 18:18
Milanit i dështon transferi, shkaku i ofertës

Milan përpos objektivit të saj në sulm, ku është vënë pas Kristof Piatek, ata kanë synim që ta forcojnë edhe mesfushën

Sipas Sky Italia Milan ka dështuar me një ofertë që ka bërë sonte në drejtim të skuadrës së Napolit.

Napoli ka refuzuar një ofertë të AC Milan për mesfushorin e Guineas, Amadou Diawara.

Raportohet se mesfushori, pos Milanit, është edhe në radarin e Tottenham dhe Wolves.

Oferta e Milanit, që ishte një huazim deri në fund të sezonit, është refuzuar. 

 

(Kosova Sot)