Chelsea mposht Cityn për talentin e Barcelonës

  • 20 January 2019 - 19:58
Chelsea mposht Cityn për talentin e Barcelonës

Chelsea duket se do ta mposht Manchester Cityn për nënshkrimin e talentit të Barcelonës, Ilaix Moriba

Sipas gazetës katalunase, Sport, skuadra nga Premier Liga është në kontakte me përfaqësuesit e mesfushorit 16 vjeçar dhe beson që kanë një mundësi të mirë për ta marrë atë.

Chelsea besojnë që Moriba, i cili ka pasur paraqitje për Barcelonën U19 këtë sezon në UEFA Youth League, ka të ardhme të mirë dhe shpejt mund të paraqitet për skuadrën e parë në Stamford Bridge.

Ata ishin përballur me garë me Cityn, por duket se e kanë fituar atë duke e marrë tinejxherin.

 

(Kosova Sot)