Shkëlqimi i Granit Xhakes : 49 ndeshje pa humbje, krenar me këtë arritje

  • S.A /
  • 10 May 2024 - 10:25
Shkëlqimi i Granit Xhakes : 49 ndeshje pa humbje, krenar me këtë arritje

Bayer Leverkuseni e bën sërish atë që e ka bërë tash e disa ndeshje, evitimin e humbjes në fund të takimit.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 2:2 me Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Evropës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali javën e kaluar u mbyll me fitoren 0:2 të ekipit gjerman.

E mbrëmë deri në minutat e fundit, kampioni i ri gjerman ishte duke pësuar 0:2, por në fund u rikthye për të barazuar dhe për ta thyer rekordin me më së shumti ndeshje pa humbje, 49.

E për këtë arritje, Granit Xhaka thotë se janë shumë krenar.

“E bëmë prapë, por si e bëmë? Mendoj se ishte më shumë se e merituar. Nëse e shikoni të gjithë ndeshjen ne kishim shume shanse, edhe para golit që pranuam. Raste të pastërta. Por, nëse nuk shënon, pranon. Mentaliteti që treguam edhe njëherë sot ndaj një skuadre shumë të mirë, të madhe me shumë eksperiencë dhe rikthimi që bëmë na bënë shumë të lumtur. E shihni dëshirën tek ekipi. Edhe pas 1:2 në minutat shtesë ne nuk donim të ngadalësonim ndeshjen. Donim të shënonim për të vazhduar të pamposhtur. 49 ndeshje tani dhe jemi krenar për këtë”, tha Xhaka.

(Kosova Sot Online )