Flamuri i Kosovës zë vend në tribunën e tifozëve dhe në faqen zyrtare të Barcelonës

  • 20 February 2019 - 20:23
Flamuri i Kosovës zë vend në tribunën e tifozëve dhe në faqen zyrtare të Barcelonës

Flamuri i Kosovës është parë i vendosur në tribunën e seksionit të tifozëve të Barcelonës në Parc Olympique Lyonnais gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve të martën mbrëma e më vonë edhe në faqen zyrtare të klubit katalonas në rrjetet sociale.

Barcelona barazoi dje pa gola me Lyonin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve në udhëtim, dhe siç duket në mesin e mbështetësve të flaktë të kampionit spanjoll kishte edhe kosovarë.

Kjo mbështet nga fakti se në tribunën e tifozëve vizitorë ishte shpalosur edhe flamuri i Kosovës, në mesin e flamujve të ndryshme të klubit katalonas.

 

(Kosova Sot)