Arijanet Murici i përgjigjet trajnerit të Danimarkës

  • 22 mars 2019 - 12:27
Arijanet Murici i përgjigjet trajnerit të Danimarkës
   
   
   

Portieri 20-vjeçar i Kosovës, Arijanet Muric, ka ironizuar me trajnerin e Danimarkës, Age Hareide, pas ndeshjes së mbrëmshme mes këtyre dy skuadrave, e cila përfundoi me rezultat 2:2.

Trajneri Hareide kishte thënë para kësaj ndeshje se ai do të kishte preferuar të stërvitej për ndeshjen me Zvicrën më shumë sesa të luante kundër Kosovës. Për më tepër, këtë ndeshje miqësore ai e quante ndeshje stërvitore.

Tifozët e Kosovës, por duket se edhe lojtarët, u ofenduan nga ky vlerësimin e trajnerit danez. Pasi Kosova i sjelli telashe Danimarkës, portieri Muric e postoi një fotografi me Lirim Kastratin, të cilën më vonë e fshiu nga llogaria e tij.

“Stërvitje e mirë, @lirimkastrati”, shkroi Muric mbi fotografinë e postuar në Instagram, të cilët besohet se e kishte bërë para ndeshjes.

Ai e postoi këtë fotografi mbrëmë, mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe ai vendosi ta fshijë këtë postim.

Edhe kapiteni i Kosovës, Herolind Shala, e kishte bërë një postim të ngjashëm, menjëherë pas ndeshjes.

“Stërvitje? Mos t’niset asnjë Kombëtare për stërvitje me Kosovën. Faleminderit për mbështetjen, do të vazhdojmë të ju bëjmë krenar. #HS5 #JemiDardanët #JemiKosova”, shkroi kapiteni i kombëtares kosovare në Facebook.

Image