Barcelona e gatshme ta shesë Coutinhon

  • 23 March 2019 - 15:15
Barcelona e gatshme ta shesë Coutinhon

Barcelona është e hapurqë ta shesë Philippe Coutinhon këtë verë dhe është në gjendje që të pranojë oferta prej 100 milionë eurosh për lojtarin.

Marca e mban lajmin në ballinë të edicionit të së premtës, teksa ESPN po ashtu raporton se Blaugranët janë të hapur për shitjen e lojtarit.

Braziliani ka treguar formë të dobët me klubin katalanas këtë sezon, duke gjetur mundësi të kufizuara për të startuar.

Coutinho i cili kaloi në Camp Nou nga Liverpooli në janar për 120 milionë euro nuk ka arritur ta gjejë veten nën Ernesto Valverden.

Coutinho ka shënuar nëntë gola dhe pesë asistime këtë sezon, duke u lidhur me një rikhim në Angli, ku ka skuadra të interesuara për të si Manchester United dhe Chelsea. 

(Kosova Sot)