Messi e lë Argjentinën dhe kthehet në Barcelonë

  • 23 March 2019 - 23:41
Messi e lë Argjentinën dhe kthehet në Barcelonë

Lionel Messi është larguar nga kampi stërvitor e ekipit kombëtar të Argjentinës dhe ka shkuar në Barcelonë.

Argjentina nuk do të ketë mundësi të mbështetet në ndihmën e Messit për ndeshjen miqësore kundër Marokut, e cila zhvillohet të martën.

Kjo pasi që ylli argjentinas i Barcelonës mbeti i lënduar në disfatën kundër Venezuelës, e cila u zhvillua mbrëmë.

Messi i la pas bashkëlojtarët e tij të Argjentinës sot dhe tani është kthyer në Barcelonë, ku do ta vazhdojë rikuperimin e tij para derbit të fundjavës së ardhshme, kundër Espanyolit.

Messi kishte mbetur i lënduar edhe dy herë të tjera gjatë këtij sezoni, mirëpo përkundër tyre ai i kryeson të gjitha listat për lojtarët më vendimtarë në top pesë ligat evropiane.

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë ka luajtur në gjithsej 37 ndeshje të këtij sezoni, gjatë të cilave i ka shënuar 39 gola dhe i ka asistuar 21 të tjera.

(Kosova Sot)