Hysaj thotë se Panucci i takon të kaluarës: “Duhet të vazhdojmë para”

  • 24 March 2019 - 18:55
Hysaj thotë se Panucci i takon të kaluarës: “Duhet të vazhdojmë para”

Hysaj kërkon të harrohet Panucci sa më parë dhe të fokusohen për t’i marrë pikët e plota nesër kundër Andorrës.

Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, është shfaqur në konferencë për media para ndeshjes së nesërme me Andorrën, por me një tjetër trajner, pasi Christian Panucci është shkarkuar gjatë ditës së djeshme.

“S’duhet të mendojmë për trajnerin dhe gjërat që kanë ndodhur ditën e dheshme. Duhet të koncentrohemi për ndeshjen me Andorrën sepse na duhen patjetër tri pikët”, tha Hysaj.

“Panucci? Duhet të vazhdojmë para dhe ti fitojmë ndeshjet që kemi. Sigurisht jemi mërzitur se kemi kaluar çaste të mira për të, por duhet të ecim para”.

“Situatë është shumë emirë sepse për një ndeshje të humbur, s’duhet të dënohemi për ato të radhës. Ndeshja me Andorrën do të na ndihmojë të harrojmë atë që ka ndodhur. Kemi marrë veten nga humbja me Turqinë dhe jemi gati për ndeshjen me Andorrën”.

(Kosova Sot)