Kosova U21 e mposhtë Maltën U21 me një gol të vonshëm

  • 26 March 2019 - 19:37
Kosova U21 e mposhtë Maltën U21 me një gol të vonshëm

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka mundur 1:0 Maltën U21 me një gol të vonshëm të shënuar nga Valmir Veliu të martën në Turqi.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në po aq ndeshje miqësore në Antalya, raporton Gazeta Express.

Pasi e mposhtën dy ditë më parë Turkmenistanin, Dardanët e rinj, të drejtuar nga Rafet Prekazi, sot, e kanë mposhtur edhe Maltën 1:0.

Golin e fitores për Kombëtaren tonë e realizoi Valmir Veliu në minutën e 87-të.

Këto dy ndeshje i kanë shërbyer përzgjedhësit Rafet Prekazi dhe ndihmësve të tij, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, për ta parë gjendjen e futbollistëve dhe për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e ciklit të ri kualifikues që do të fillojnë në muajin qershor.

(Kosova Sot)