Argjentina pa Messin e mposht Marokun

  • 26 March 2019 - 22:27
Argjentina pa Messin e mposht Marokun

Argjentina pa kapitenin Lionel Messi e ka mundur 1:0 Marokun në një ndeshje miqësore, të fundit para Kupës së Amerikës që nis në qershor.

Angel Correa me një gol të vonshëm ia siguroi Argjentinës fitoren minimale 1:0 ndaj Marokut, në ndeshje miqësore që u zhvillua të martën në Tanger.

Fitorja e dy herë kampionit të botës vjen katër ditë pas humbjes kundër Venezuelës 3:1 në një ndeshje tjetër miqësore në prag të Kupës së Amerikës, e cila do të mbahet në Brazil në muajin qershor.

Kapiteni Lionel Messi mungoi në këtë takim për shkak se pësoi një dëmtim në kofshe në ndeshje kundër Venezuelës dhe u largua në drejtim të Barcelonës.

Por, një ndeshje të dominuar nga vendasit në posedim por në përgjithësi të barabartë, Correa bëri dallimin duke shënuar golin e vetëm.

Correa shënoi gol të bukur nga jashtë zone duke çuar topin në këndin e majtë të portës së Marokut në minutën e 84-të. 

(Kosova Sot)