Pas një ndeshjeje futbolli, vdes personi që i kishte mbijetuar rrëzimit të aeroplanit të Chapecoenses

  • 27 March 2019 - 15:44
Pas një ndeshjeje futbolli, vdes personi që i kishte mbijetuar rrëzimit të aeroplanit të Chapecoenses

Rafael Henzel ishte njëri ndër gjashtë personat që i kishte mbijetuar rrëzimit të aeroplanit në vitin 2016, që ia kishte marrë jetën shumicës së futbollistëve në skuadrën e Chapecoenses.

Një i mbijetuar i tragjedisë së vitit 2016 të Chapcoenses, gazetari Rafael Henzel, ka vdekur për shkak një sulmi në zemër, që e pësoi pas një ndeshjeje futbolli me shokët e tij.

Henzel kishte qenë duke udhëtuar si gazetar me aeroplanin që u rrëzua afër Medellinit të Kolumbisë, përderisa skuadra e Chapes ishte duke udhëtuar për një ndeshje të Copa Sudamericanas.

Ai kishte qenë njëri ndër gjashtë personat që i kishte mbijetuar këtij aksidenti, që ia mori jetën 71 pasagjerëve, shumë prej të cilëve ishin futbollistë të Chapes.

Henzel ishte planifikuar të raportonte për ndeshjen mes Chapecoenses dhe Criciumas në Copa do Brasil. Tani që është bërë publik lajmi për vdekjen e tij, klubi ka kërkuar që ndeshja të shtyhet.

“Përgjatë karrierës së tij brilante, Rafaeli e tregoi historinë e Chapecoenses. Fletat gjelbër e bardhë të këtij institucioni do ta mbajnë gjithmonë mend shembullin e tij dhe gjithçka që ia ka bërë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Chape.

Në vitin 2017, Henzel e kishte publikuar një libër për tragjedinë e Chapes.

“Kur ishim 10 apo 15 minuta larg uljes së aeroplanit, motorët  u ndalën sepse aeroplanit i kishte mbaruar karburanti. E vendosa rrypin e sigurisë dhe mendova se motorët do të fillonin të punonin përsëri. Por, kjo nuk ndodhi”, kishte shkruar Henzel.

“Ëndrra ime ishte të kthehesha në qytetin itim, ta ndieja tokën me këmbët e mia. Dhe kjo gjë ndodhi më në fund. Ishte një moment shumë i veçantë”.

Pesë të mbijetuarit e tjerë të tragjedisë së Chapes janë futbollistët Alan Ruschel, Helio Zemper Neto dhe Jakson Folmann, si dhe pjesëtarët e stafit të aeroplanit, Ximena Suarez dhe Erëin Tumiri.

Ekipi e kishte humbur pjesën më të madhe të stafin në këtë tragjedi dhe patën mundësi të vazhdojnë me ndeshje vetëm pasi klubet rivale ia huazuan lojtarët e tyre përkohësisht.

Klubi kishte shënuar një rritje mbresëlënëse brenda një dekade, nga një ekip jashtë katër niveleve të para të futbollit në Brazil në klub që garon në nivelin e parë. Por, aksidenti ajror ia ndaloi këtë rritje të vazhdueshme. 

(Kosova Sot)