Gazeta e madhe franceze: Mbappe na thotë lamtumirë më 2020

  • 27 March 2019 - 23:13
Gazeta e madhe franceze: Mbappe na thotë lamtumirë më 2020

Gazeta franceze “Le Parisien”, e ka konfirmuar mundësinë e largimit të Kylian Mbappes nga Paris Saint-Germaini dhe se Real Madridi do ta transferojë atë.

Sipas të përditshmes franceze, 20-vjeçari Kylian Mbappe do ta ketë mundësinë ta bisedojë largimin e tij nga PSG-ja në vitin 2020, me Real Madridi që është i etur ta blejë.

Gazeta shkruan se PSG-ja ka garantuar se sulmuesi francez do të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Paris, por pas bisedës së tij me trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane, ekziston mundësia reale që Mbappe të largohet në vitin 2020.

“Mbappe do të mbetet në klubin francez sezonin e ardhshëm. PSG-ja nuk do ta shesë atë. Por, pas kësaj ka mundësi që ai të largohet”, shkruan Le Parisien.

“Në vitin 2020, para ose pas Kampionatit Evropian, Mbappe mund të na thotë ‘lamtumirë’”, sipas gazetës. 

(Kosova Sot)