Rashica shkëlqen në fitoren e klubit të tij

  • 30 March 2019 - 17:51
Rashica shkëlqen në fitoren e klubit të tij

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Milot Rashica, shkëlqeu në fitoren e klubit të tij, Werder Bremenit, në kuadër të xhiros së 27-të të  këtij sezoni në Bundesligë.

Werder Bremeni e fitoi ndeshjen kundër Mainzit me rezultat 3:1, falë paraqitjes mbresëlënëse të Milot Rashixës dhe Max Kruse.

Kosovari e filloi ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e kaluar skuadrën e tij qysh në minutën e tretë të ndeshjes.

Pas këtij goli të Rashicës, Kruse e shënoi golin e tij të parë të ndeshjes për 2:0, ndërsa në fillim të pjesës së parë, Mainzi e shënoi golin e parë të ndeshjes përmes Quaisonit.

Megjithatë, Rashica ia siguroi skuadrës së tij fitoren, duke e asistuar golin e tretë të skuadrës së tij. Kosovari i hutoi tre kundërshtarë të tij me një super asist për Kruse, i cili e shënoi edhe golin e tij të dy për këtë ndeshje.

Goli dhe asisti i Rashicës bën që Werder Bremeni ta fitojë ndeshjen e tretë radhazi në Bundesligë dhe tani klubi gjerman radhitet në pozitën e gjashtë në tabelën e ligës. 

(Kosova Sot)