UEFA e dënon Dinamo Zagrebin, Chelsea shpëton me para

  • 01 April 2019 - 19:05
UEFA e dënon Dinamo Zagrebin, Chelsea shpëton me para

UEFA ka publikuar të gjitha masat disiplinore të marra për ndeshjet e fundit të Europa League, teksa vihen re shumë gjoba financiare për disa klube.

Vetëm Dinamo Zagreb është dënuar të luajë dy ndeshje si ekip pritës pa tifoz në kompeticionet europiane. Kjo masë vlen për dy vitet e ardhshme nëse klubi kroat luan në kompeticionet evropiane.

Shkak kryesor për këtë masë janë bërë koret raciste në ndeshjen ndaj Benfica, si dhe hedhja e objekteve dhe fishekzjarrëve në fushë. Për më tepër klubi u gjobit edhe me 47 mijë euro.

Edhe Dinamo Kyiv u dënua me përjashtim të pjesshëm të tifozëve për një ndeshje për shkak të objekteve të hedhura në fushë.

Ndërkohë për ndeshjen Malmo-Chelsea, UEFA dënoi klubin suedez me 58 mijë euro gjobë dhe 13 mijë euro gjobë për anglezët për invadim të fushës nga tifozët dhe sende të hedhura në fushë.

(Kosova Sot)