Interi e kërkon Benzemën në shkëmbim të Icardit

  • 02 April 2019 - 09:34
Interi e kërkon Benzemën në shkëmbim të Icardit

Drejtuesit e klubit italian, Interit, janë të gatshëm t’i ndajnë rrugët me sulmuesin argjentinas, Mauro Icardin.

Interi po kërkon që ta sjellë Karim Benzeman në San Siro si pjesë të marrëveshjes për transferimin e Mauro Icardit në Real Madrid, raporton Don Balon.

Klubi italian dëshiron ta largojë nga skuadra sulmuesin argjentinas për shkak të problemeve që janë shkaktuar nga bisedimet për rinovimin e kontratës. Pasi që të dy palët nuk arritën marrëveshje, Inter ia hoqi Icardit shiritin e kapitenit.

Si rezultat i këtij vendimi të Interit, Icardi nuk pranoi të luajë në asnjë ndeshje të klubit që nga atëherë, fillimi i muajit të kaluar. Argjentinasi iu bashkua stërvitjeve me bashkëlojtarët e tij vetëm javën e kaluar.

Për shkak të këtyre problemeve, Interi nuk do të insistojë ta mbajë Icardin në skuadër dhe argjentinasi besohet se e dëshiron transferimin në Real Madrid. Për ta pranuar këtë marrëveshje, Interi e do Benzeman si pjesë të saj.

Megjithatë, trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk dëshiroj ta lejojë largimin e Benzemës për shkak të formës së mirë që e ka treguar francezi gjatë këtij sezoni.

Icardi, 26-vjeçar, i ka shënuar 15 gola dhe i ka asistuar tri të tjera gjatë 28 paraqitjeve për Interin këtë sezon. Ndërsa, Benzema, 30-vjeçar, i ka bërë 46 paraqitjeve për Real Madridit gjatë këtij sezoni, gjatë të cilave i ka shënuar 23 gola dhe i ka asistuar dhjetë të tjera. 

(Kosova Sot)