A e keni harruar Ervin Skelën? Ai po bëhet trajner i klubit gjerman

  • 03 April 2019 - 10:13
A e keni harruar Ervin Skelën? Ai po bëhet trajner i klubit gjerman

Hesen Draish po e preferon Ervin Skelën në postin e trajnerit

Ervin Skela mund të bëhet trajner i ekipit gjerman, Hesen Draish, i cili garon në ligën e katërt. Ish-mesfushori i Kombëtares Shqiptare është njeriu më i preferuar i drejtuesve të klubit për ta kryer detyrën e trajnerit, shkruan media gjermane, “op-online.de”.

Kjo skuadër po kalon nëpër një krizë të madhe dhe drejtuesit e klubit besojnë se Skela mund të ndihmojë në tejkalimin e kësaj situate

Skela është aktualisht trajneri i ekipit U-17 në këtë klub, i cili është filial i akademisë së Eintracht Frankfurtit.

Sipas të gjitha gjasave Skela në këtë fundjavë do ta drejtojë ekipin në ndeshjen ndaj Mainz 2.

Posti i trajnerit ka mbetur i zbrazët pasi menaxheri i deritanishëm kishte ofruar dorëheqje pas një humbje prej 5:0.

(Kosova Sot)