Zero minuta për Zhegrovën, por Ajeti shënon në fitoren e Basel kundër Zurich

  • 03 April 2019 - 22:16
Zero minuta për Zhegrovën, por Ajeti shënon në fitoren e Basel kundër Zurich

Edon Zhegrova u ftua nga Baseli për ndeshjen derbi të shqiptarëve kundër Zurich në Superligën zvicerane, por ishte aty vetëm sa për ta ngrohur stolin, ndërkohë që Albian Ajeti shënoi në fitoren 2:0 të vizitorëve.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës nuk ishte ftuar fare për ndeshjen e kaluar kundër Luzernit, por në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në ligën zvicerane, ai ia doli të jetë në skuadrën e Baselit, por jo edhe të luajë.

Shqiptari i Zvicrës Ajeti shënoi golin e dytë të Baselit në minutën e fundit të kohës së rregullt. Për Zurich u paraqit vetëm Hekuran Kryeziu, pasi Benjamin Kololli mungoi si pasojë e lëndimit.   

Zhegrova iu bashkua gjigantit zviceran në fillim të shkurtit nga klubi i tij Genk, ku do të qëndrojë i huazuar deri në 30 qershor. Baseli ka mundësinë për ta blerë kosovarin në përfundim të huazimit të tij, megjithatë.

Por, që prej transferimit të tij, Zhegrova ka dështuar të bindë, duke regjistruar vetëm dy paraqitje nga stoli, apo 31 minuta në total, ndërsa në ndeshjen e fundit kundër Luzrenit të shtunën nuk u ftua fare.

Ai u largua nga Genku, ku po ashtu nuk luante dhe ishte lënë jashtë skuadrës plot 15 herë, me qëllim që të gjente hapësirë në Basel. 

(Kosova Sot)