Arrihet marrëveshja, Hazard do të nënshkruajë kontratë 6-vjeçare me Realin

  • 06 April 2019 - 12:10
Arrihet marrëveshja, Hazard do të nënshkruajë kontratë 6-vjeçare me Realin

Real Madrid ka arritur marrëveshjen në të gjitha detajet me Chelsean dhe Eden Hazardin duke i hapur rrugë kalimit të belgut në Real Madrid në sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë gazeta më e madhe në Spanjë, “Marca”, e cila shkruan se këto ditë klubet kanë arritur të zgjidhin të gjitha detajet e kontratës, po ashtu edhe mesfushori me tipare sulmuese ka rënë dakord për kalimin e tij në “Santiago Bernabeu” dhe në ditët e ardhshme pritet që të finalizohet marrëveshja.

Sipas “Marcas”, Hazard do të nënshkruajë kontratë 6-vjeçare me “Los Blancos” dhe në javët e ardhshme do të udhëtojë drejt kryeqytetit të Spanjës, për të filluar të gjejë akomodimin e tij për vendin e ri ku do të jetojë deri më 2025.

 Pogba dhe Hazard duket se janë dy objektivat kryesore të Zinedine Zidane, i cili para ndeshjes me Eibarin, në konferencë për media, deklaroi hapur se Hazard është ndër lojtarët që e pëlqen shumë, madje tha se e njihet edhe personalisht 28-vjeçarin.

Edhe për Pogban lëshoi sinjale se e do në “Bernabeu”, duke thënë: “Nëse dëshiron të vij, pse të mos vij? Më pëlqen shumë si lojtar”.

Chelsea vitin e kaluar kërkoi 200 milionë euro për Hazardin, por me një vit të mbetur në kontratën e belgut, gjërat kanë ndryshuar dhe çmimi është ulur dukshëm – edhe pse Marca raporton se ende nuk është bërë e ditur shuma që do të derdhë Reali në arkat e klubit anglez për 28-vjeçarin.

Hazard është pjesë e Chelsea që nga viti 2012. Ai ka bërë 341 paraqitje për “Blutë e Londrës” në të gjitha garat, duke shënuar 106 gola. 

(Kosova Sot)