Interi gabon në shtëpi

  • 07 April 2019 - 20:19
Interi gabon në shtëpi

Interi ka marrë vetëm një pikë në “Giuseppe Meazza”, duke barazuar 0-0 me Atalantan.

Interi duket se shpenzojë gjithë golat në udhëtim te Genoa (0-4), pasi në “Giuseppe Meazza”, të besuarit e Spallettit nuk arritën të shënojnë asnjë gol, duke barazuar 0-0 me Atalantan, për t’i ndarë pikët.

Me Mauro Icardin tashmë të rikthyer në skuadër, Interi kishte rastet e veta përgjatë 90 minutave, theksuar atë të ish-kapitenit në pjesën e parë, ashtu si edhe Atalanta që bëri ndeshje të mirë – por rrjetat nuk u tundën asnjëherë dhe ndeshja përfundoi me rezultatin që edhe filloi.

Interi kishte mundësinë që të shfrytëzoi gabimin e Milanit për t’u shkëputur në shtatë pikë me pozitën e katërt, për të cilën po luftojnë edhe Atalanta dhe Roma, por gaboi dhe tani është vetëm 5 pikë para ekipit të Gattusos.

Interi gjendet në pozitën e tretë me 57 pikë, kurse Milani me 52. 

(Kosova Sot)