Sarri kërkon që Kovacic të mos kthehet në Real Madrid

  • 08 April 2019 - 10:51
Sarri kërkon që Kovacic të mos kthehet në Real Madrid

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka kërkuar që Mateo Kovacic të nënshkruajë kontratë permanente me klubin dhe të mos kthehet në Real Madrid.

Mesfushori kroat është i huazuar në Chelsea për një vit nga gjiganti spanjoll dhe Sarri beson se ai është duke u përshtatur mirë me stilin e tij të lojës.

Vendimi i Sarrit për ta vendosur Jorginhon dhe Kovacicin në mesfushë para mbrojtjes para N’Golo Kantes është vënë në pikëpyetje.

Trajneri italian është duke e përdorur Kanten jashtë pozitës së tij natyre, në një rol më të avancuar prapa sulmuesve.

“Dua që Kovacic të qëndrojë. Ai është i huazuar, natyrisht, por do të doja shumë që Kovacic të mbetet në klub”, tha Sarri. 

(Kosova Sot)