Real Madridi e synon vendin e dytë në La Liga

  • 08 April 2019 - 10:53
Real Madridi e synon vendin e dytë në La Liga

Meqë nuk ka për çfarë të luajë pos krenarisë, Real Madridi do t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura në La Liga me synimin që ta tejkalojë Atletico Madridin dhe ta sigurojë vendin e dytë.

Zinedine Zidane e ka cekur disa herë ditëve të fundit sesa e vështirë është të luash për asgjë, prandaj Los Blancos tani objektiv e kanë ta përfundojnë sezonin mbi rivalin e qytetit, Atleticon.

Prezenca e Madridit në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm është pothuajse e konfirmuar sepse ka 11 pikë më shumë se vendi i pestë, ndërkohë që vetëm 21 pikë në total kanë mbetur në lojë.

Tani, vëmendja është në Atleticon. Vetëm dy pikë i ndajnë momentalisht këto skuadra.

Në ndeshjen e parë mes tyre, Reali e mposhti Atleticon dhe i doli përpara. 

(Kosova Sot)