Tabela paralajmëruese për Pique dhe Messi para ndeshjes United vs Barcelona

  • 08 April 2019 - 22:17
Tabela paralajmëruese për Pique dhe Messi para ndeshjes United vs Barcelona

Ndërkohë që në Premier League po lufton për një vend në katërshen e parë të klasifikimit, në Champions League, skuadra e Manchester United përgatitet për eventin më të rëndësishëm, përballjen me Barcelonën në “Old Trafford” për takimin e parë çerekfinal.

Një event i shumëpritur me “Djajt e Kuq” që shpresojnë te hakmarrja ndaj Barças, pas disfatave të pësuara përballë katalanasve në 2009 dhe 2011. Pikërisht në të njëjtën atmosferë e pret i gjithë qyteti këtë përballje të rëndësishme. 

Sikurse ndodh gjithmonë, në rastet e eventeve në gjëndje që të trondisin organizimin dhe administrimin e trafikut dhe të transportit, mbërrijnë njoftimet për drejtuesit e mjeteve përmes tabelave elektronike rrugore.

Por çfarë thonë tabelat e pozicionuara në qendër të Manchester? Në teori “peak time will be messy”. Ose “ora e pikut do të jetë e rrëmujshme”, meqenëse sikurse citojnë rrjeshtat e mësipërm, do të luhet Manchester United-Barcelona. “Konsideroni të udhëtoni me tram ose autobus”, vijon njoftimi.

Por, falë disa ngjashmërive të tepruara leksikore, nga “peak” e “messy” në “Pique” e “Messi” ndryshon shumë pak. Një lojë por njëherësh edhe një paralajmërim i dyfishtë, sa për tifozët, po aq edhe për futbollistët e “Djajve të Kuq” që do të përballen me ekipin favorit për fitimin e trofeut të Champions League.

(Kosova Sot)