Arrestohet mesfushori i Chelseat

  • 09 April 2019 - 11:59
Arrestohet mesfushori i Chelseat

Mesfushori i Chelseat, Danny Drinkwater, është arrestuar për shkak se ishte zënë duke vozitur nën ndikimin e alkoolit të hënën në mëngjes, në Cheshire të Anglisë.

Danny Drinkwater, i cili i ka bërë tri paraqitje për Anglinë, u lëshua nga policia pasi i bëri disa teste. Ai do të paraqitet në gjykatën Stockport Magistrates më 13 maj.

Policia e Cheshire e ka lëshuar një deklaratë ku shkruhet: “Një 29-vjeçar nga Nether Alderey është paditur për shkak të vozitjes nën ndikimin e alkoolit, pas një incidenti në Cheshire”.

“Danny Drinkwater u arrestua pak pas orës 12:30 të natës më 8 prill, e hënë, pasi që përplasjeje ku u përfshi vetëm vetura e tij, në rrugën Ashley Road në Mere”.

“Ai është lëshuar pa kushte dhe pritet të paraqitjet para trupit gjyqësor të Stockport Magistrates të hënën, më 13 maj”.

Drinkwater, i cili iu bashkua Chelsea për 35 milionë funta nga kampioni i Premierligës në vitin 2016, Leicester City, e ka humbur vendin në formacionin e parë të Maurizio Sarri dhe nuk ka luajtur për “Blues” për më shumë se një vit. Mesfushori, i cili e filloi karrierën me Manchester Unitedin, u transferua në Leicester City në janar të vitit 2012 dhe ishte titullar në skuadrën e Claudio Ranierit, me të cilin e fitoi medaljen e artë të Premierligës në sezonin 2015/2016.

(Kosova Sot)