Ankesat po rriten, gjyqtarët po gozhdohen

  • 10 April 2019 - 10:10
Ankesat po rriten, gjyqtarët po gozhdohen

 Analistët po besojnë se gabimet e fundit të gjyqtarëve nuk kanë tendencë

“Asnjë gjyqtar nuk i bën gabimet e qëllimshme, sepse të gjithë janë nën vëzhgim të UEFA-s, dhe çdo veprim i gabueshëm i tyre u kushton për të ardhmen. Në ndeshjen derbi, Gjilani – Drita, gjyqtari Dardan Çaka nuk besoj se ndëshkimet i ka bërë të qëllimshme, por i ka bërë të ngutshme dhe natyrisht se ka gabuar”, ka thënë për gazetën “Kosova Sot”, Genc Sermaxhaj

“Është e papranueshme që gjyqtari t’i kërcënojë lojtarët në fushë, siç bëri këtë herë gjyqtari ndaj lojtarëve të Ferizajt”. Kjo ishte deklarata e trajnerit të Ferizajt Bylbyl Sokoli pas ndeshjes që skuadra e tij e humbi ndaj Prishtinës. Sokoli aludon se gjyqtari kryesor i ndeshjes Mervan Bejtullahu i ka kërcënuar lojtarët e tij gjatë pjesës së parë.

Megjithatë, ankesa e trajnerit të ferizajasve nuk është e vetme, të tilla ankesa në adresë të gjyqtarëve janë rritur kohëve të fundit maksimalisht, madje ka të atillë që mendojnë se gjyqtarët kanë tendenca për t’i dëmtuar skuadrat e tyre. I akuzuar për ndarje jo të mirë të drejtësisë ka qenë edhe gjyqtari i ndeshjes kryesore në Kosovë, Gjilani – Drita, Dardan Çaka, i cili përjashtoi dy futbollistë, një të Gjilanit e një të Dritës, me kartonë të kuq, veprim ky që u cilësua i gabuar dhe që pati ndikim në rrjedhën e ndeshjes. Megjithatë, me këto akuza nuk pajtohet analisti Genc Sermaxhaj, i cili edhe pse e pranon se gabimet ekzistojnë ai nuk beson se janë të qëllimshme.

 UEFA po na ndjek

“Asnjë gjyqtar nuk i bën gabimet e qëllimshme, sepse të gjithë janë nën vëzhgim të UEFA-s, dhe çdo veprim i gabueshëm i tyre u kushton për të ardhmen”, ka thënë për gazetën “Kosova Sot”, Genc Sermaxhaj, duke u ndalur më pas me theks të veçantë edhe te ndarja e drejtësisë Gjilani – Drita, ku sipas shumëkujt përjashtimi i dy futbollistëve e zbehu derbin.

“Në ndeshjen derbi, gjyqtari Dardan Çaka nuk besoj se ndëshkimet i ka bërë të qëllimshme, por i ka bërë të ngutshme dhe natyrisht se kanë qenë të gabuara, dhe për këtë ai mund të dënohet me disa ndeshje. Asnjë refer nuk besoj se i bën dëm vetës me qëllim e aq më pak Dardan Çaka, i cili është në vëzhgimin e UEFA-s, për të marrë stemën e FIFA-s. Andaj, besoj se këto gabime që kanë ndodhur në ndeshjet e fundit janë gabime njerëzore e assesi të qëllimshme”, ka vlerësuar Sermaxhaj.

Gara është e qetë dhe e tillë do të mbetet

Kur jemi në fazën finale të kampionatit dhe gjithçka pritet të sqarohet brenda 3-4 javëve, tensioni në ndeshje duket shumë i madh, kjo edhe për shkak të rëndësisë tejet të madhe të pikëve. Ish- futbollisti i Prishtinës, Genc Sermaxhaj ka thënë se përkundër që gara është e luftuar shumë, nuk pret të kemi tensionim të situatës, e aq më pak mundësi kalkulimi të rezultateve.

“Nuk besoj se gara në vazhdim mund të nxehet për shkak të gabimeve të gjyqtarëve. Unë po besoj se gjyqtarët e kanë parasysh rëndësinë e garave dhe do të jenë të kujdesshëm e nuk do të lejojnë veten të bëjnë gabime të mëdha, të cilat ndikojnë në rezultat”, ka thënë Sermaxhaj për “Kosova Sot”, sipas të cilit gabime mund të ketë, por me shpresë se nuk do të jenë të qëllimshme. “Gabimet janë njerëzore, por duhet koncentrim më i madh, sepse jemi në fundin e kampionatit dhe çdo gabim shikohet me llup dhe mund të lërë pasoja”, ka përfunduar Genc Sermaxhaj

“Është e papranueshme që gjyqtari t’i kërcënojë lojtarët në fushë, siç bëri këtë herë gjyqtari ndaj lojtarëve të Ferizajt”. Kjo ishte deklarata e trajnerit të Ferizajt Bylbyl Sokoli, pas ndeshjes që skuadra e tij e humbi ndaj Prishtinës. Ankesa e Sokolit nuk është e vetme, ankesa në gjyqtarë po dëgjojmë vazhdimisht edhe nga trajnerët e tjerë

Kur jemi në fazën finale të kampionatit dhe gjithçka pritet të sqarohet brenda 3-4 javëve, tensioni në ndeshje duket shumë i madh, kjo edhe për shkak të rëndësisë tejet të madhe të pikëve. Ish- futbollisti i Prishtinës, Genc Sermaxhaj ka thënë se, përkundër që gara është shumë luftarake, nuk pret të kemi tensionim të situatës

… ndeshje kanë mbetur për t’u zhvilluar deri në fund të kampionatit, derisa shumë hesape kanë mbetur për t’u sqaruar si në aspektin e titullit të kampionit, ashtu edhe tek skuadrat që po luftojnë për mbijetesë.

(Kosova Sot)