Spektakël edhe në Europa League: Arsenali përballet me Napolin

  • 11 April 2019 - 11:15
Spektakël edhe në Europa League: Arsenali përballet me Napolin

Pas dy netëve të Ligës së Kampionëve, në ekranet televizive të tifozëve të futbollit sonte kthehet Liga e Evropës, e cila pritet gjithashtu të dhurojë spektakël në fazën çerekfinale.

Sonte do të zhvillohet ndeshjet e para të katër çerekfinaleve të këtij sezoni në Ligën e Evropës. Që të gjitha përballjet do të fillojnë në orën 21:00

Pasi u eliminua nga faza e grupeve të Ligës së Kampionëve, Napoli tani përballet me një rival të madh edhe në Europa League. Italianët do ta vizitojnë sonte Arsenalin në stadiumin “Emirates”, ku do të tentojnë ta marrin një rezultat pozitiv.

Në anën tjetër, edhe Arsenali vjen në këtë ndeshje me qëllim për të fituar, pasi që triumfi në Europa League mund të jetë mënyrë më e lehtë për ta siguruar kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve sepse lufta për top katërshe në Premierligë është mjaft e zjarrtë.

Në orën 21:00 do të fillojë edhe përballja dhe klubit nga Republika Çeke, Slavia Praha, dhe Chelseat. Në këtë ndeshje është favorit klubi londinez, mirëpo nuk dihet se sa do t’i japë prioritet kësaj ndeshjeje trajneri Maurizio Sarri para përballjes së kësaj fundjave në Premierligë, kundër Liverpoolit.

Megjithatë, edhe për Chelsean, ngjashëm me Arsenalin, Europa League mund të rezultojë të jetë mënyra më e lehtë për ta zënë një vend në edicionin e sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve, për shkak të garës për top katërshe.

Sonte do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, mes Benficas e Eintrachtit, si dhe përballja mes dy klubeve spanjolle, Villarrealit e Valencias. 

(Kosova Sot)