Mësohet çfarë i tha Solskjaer Messit pas ndeshjes Man United – Barça

  • 11 April 2019 - 17:40
Mësohet çfarë i tha Solskjaer Messit pas ndeshjes Man United – Barça

Ole Gunnar Solskjaer nuk deshi të japë shumë informacione për diskutimin që e pati me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, pas humbjes së Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve.

Messi ishte disi shumë i qetë për standardin e tij në paraqitjen e tij të dytë në “Old Trafford”, ku u përgjak pas një ndërhyrjeje të Chris Smalling në të

Solskjaer duke biseduar me Messin pas ndeshjes Manchester United – Barcelonë

Në konferencë për media, Solskjaer – i cili bisedoi me Messin në fushë pas përfundimit të takimit – u pyet se për çfarë foli me superyllin argjentinas.

Image

“Të gjitha të mirat dhe shihemi javën e ardhshme”, u përgjigj Solskjaer. “Kjo ishte e gjitha”, insistoi ai.

Më pas ai foli edhe për mënyrën sesi Unitedi ia doli ta mbajë të qetë 31-vjeçarin.

“Ai është lojtar fantastik. Bëmë më të mirën që mundëm kundër tij. Ndeshja ka mundur të kishte çfarëdo përfundimi. Nuk e qëlluam cakun dhe kjo gjë ishte zhgënjyese”, shtoi ai.

(Kosova Sot)