Alonso e shpëton Chelsean

  • 11 April 2019 - 23:05
Alonso e shpëton Chelsean

Chelsea ka marrë fitore 0-1 në udhëtim te Slavia Prague në ndeshjen e parë në Europa League.

Chelsea i Maurizio Sarrit është kthyer në Londër me fitore nga ndeshja e parë në cerekfianle të Europa League, pasi e ka mposhtur 1-0 në udhëtim skuadrën e Slavia Prague.

Sarri e nisi këtë ndeshje me mendjen te ndeshja e vikendit në Premierligë me Liverpoolin, duke i lënë në stol lojtarë si; Hazard, Higuain, Kante dhe Luiz.

Për këtë, Chelsea vuajti shumë, por me inkuadrimin e Loftus-Cheek, Kante dhe Hazard në pjesën e dytë, “Blutë e Londrës” arritën të gjejnë golin e fitores.

Marcos Alonso shënoi për 1-0 në minutën e 86’ të takimit dhe e pret e qetë Slavia Prague në “Stamford Bridge”. 

(Kosova Sot)