“Messin e shtypi kamioni në Old Trafford!”

  • 12 April 2019 - 21:51
“Messin e shtypi kamioni në Old Trafford!”

“Leo mori një goditje të shëmtuar. U shtyp nga një kamion”, kështu thotë Valverde për përgjakjen e Messit në “Old Trafford”.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, duke folur për ndeshjen e nesërme me Huescan, u ndal edhe në përplasjen e përgjakshme në atë duel mes Messit dhe Smallingut ditë më parë në Ligën e Kampionëve.

Fillimisht u mendua se lëndimi i Messit mund të jetë më i rëndë, por testet kanë treguar se gjithçka është në rregull me 31-vjeçarin.

Por, pavarësisht kësaj, Valverde e ka lënë në shtëpi argjentinasin, ashtu si Busquetsin, kurse Rakitic e Roberto kanë disa probleme – derisa Pique e Suarez janë të suspenduar.

“Huesca nuk ka asgjë për të humbur, po luan gjithçka dhe do të duhet të japë gjithçka me objektivin për të shpëtuar. Për këtë motiv, ajo e nesërmja do të jetë një ndeshje e rrezikshme për ne”, komentoi Valverde.

“Leo është mirë fizikisht, por në Manchester pësoi një goditje të shëmtuar. U shtyp nga një kamion dhe duhet të reflektojmë mbi shfrytëzimin e tij”.

“Të mos flasim për tripletën. Edhe vitin e kaluar ishim pranë tripletës, por në përfundim fituam vetëm dy tituj dhe jo tre”, përfundoi trajneri Valverde.

(Kosova Sot)