Ish-presidenti i Barcelonës: Griezmann luajti me ne

  • 13 April 2019 - 23:26
Ish-presidenti i Barcelonës: Griezmann luajti me ne

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, beson se Antoine Griezmann i Atletico Madridit nuk do të ishte më i mirëpritur nga tifozët katalonas, pasi që beson se ylli francez u tall me me gjigantin spanjoll sa i përket transferimeve.

Gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2018, dukej se francezi Antoine Griezmann do të transferohej te rivali i Atletico Madridit, Barcelonës, pas disa muajve me spekulime të vazhdueshme.

Griezmanni i kishte shpenzuar disa muaj për ta shqyrtuar këtë opsion, para se ta publikonte një dokumentar të tërë për vendimin që kishte marrë, që ishte ta rinovonte kontratën me Atletico Madridin.

Përkundër këtij vendimi të francezit, spekulimet se ai do të transferohet në Barcelonë s’kanë të ndalur as tani dhe mediat spanjolle raportojnë se klubi katalonas do të bëjë ofertë për Griezmannin këtë verë.

“Ata do të vendosin ta bëjnë atë që mendojnë që është opsioni më i mirë, por unë mendoj se tifozët nuk e duan më. Kjo pjesërisht për shkak të çmimit të tij, mendoj se është i tepruar, ka lojtarë të tjerë me potencial të madh që mund të luajnë në pozitën e Griezmannit”, ka thënë Laporta.

“Njerëzit duhet të duan që të luajnë në Barcelonë. Ai është një lojtar i mrekullueshëm, por ai e kishte një mundësi të mirë vitin e kaluar dhe nuk e shfrytëzoi. Ai luajti me Barcelonën”. 

(Kosova Sot)