S’ndalet Bayerni, rrëmben kreun në Bundesligë

  • 14 April 2019 - 17:23
S’ndalet Bayerni, rrëmben kreun në Bundesligë

Bayerni ka shënuar tjetër fitore, për të rrëmbyer kreun në Bundesliga.

Bayern Munich ka vazhduar me formën e mirë në Gjermani. Skuadra e Niko Kovac, mori pikët e plota duke triumfuar 4-1 në udhëtim te Fortuna Düsseldorf.

Dy gola u shënuan në pjesën e parë dhe tre të tjera në atë të dytë.

Kingsley Coman shkëlqeu në pjesën e parë duke realizuar në minutat 15’ dhe 41’, kurse Serge Gnabry shënoi për 3-0 në minutën e 55’.

Krejt çka arritën të bëjnë deri në fund vendasit ishte goli i nderit.

Dodi Lukebakio shënoi për 1-3 nga pika e bardhë në minutën e 89’, para se Leon Goretzka të shënojë për 4-1 në minutat shtesë – teksa ishte inkuadruar në lojë në minutën e 70’.

Pas kësaj fitore, Bayerni ka rrëmbyer sërish kreun në Bundesliga, duke lënë prapa Borussia Dortmundin.

Pas 29 xhirove, Bayerni gjendet në pozitën e parë me 67 pikë, Dortmundi i dyti me 66.

(Kosova Sot)