Icardi ia lejon penalltinë Perisicit, kroati nuk gabon

  • 14 April 2019 - 21:47
Icardi ia lejon penalltinë Perisicit, kroati nuk gabon

Inter ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Frosinones në ndeshjen që po zhvillohet në “Stadio Benito Stirpe”

Golin e ka shënuar mesfushori kroat Ivan Perisic nga pika e bardhë.

Ish-kapiteni, Mauro Icardi i lejoi kroatit të gjuante penalltinë, dhe ky i fundit ishte shumë i ftohtë para portierit vendas dhe realizoi për 0-2 në minutën e 37′.

(Kosova Sot)