“Zidane u tregua i guximshëm që u kthye në Real Madrid”

  • 15 April 2019 - 10:01
“Zidane u tregua i guximshëm që u kthye në Real Madrid”

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka thënë se Zinedine Zidane u tregua u guximshëm që i rimori përgjegjësitë e trajnerit në klubin madrilen kah fundi i një sezoni turbulent 2018/19.

Real Madridi do ta përfundojë këtë sezon pa trofe, pasi dështojë ta ruajë nivelin e lartë të futbollit gjatë këtij viti nën udhëheqjen e Julen Lopeteguit dhe më pas të Santiago Solarit.

Zidane vendosi të kthehet në postin e trajnerit në fillim të marsit dhe që prej atëherë i ka regjistruar tri fitore në katër ndeshje, duke ia kthyer vetëbesimin skuadrës.

Carvajal, megjithatë, e pranon se Madridi nuk është më forca e njëjtë si në periudhën e parë të francezit si trajner.

“Ishte i duhuri, në atë kohë ishte gjëja më e mirë që ka mundur të na ndodhte”, tha Marcelo për Marca i pyetur për riemërimin e Zidane.

“Ne e dimë që më nuk luajmë njëjtë, ai e di që vetëbesimi ynë është i ulet por ai është i guximshëm që e pranoi punën tani”, shtoi ai. 

(Kosova Sot)