“Mu dridh zemra kur u transferova në Juventus”

  • 19 April 2019 - 09:45
“Mu dridh zemra kur u transferova në Juventus”

Mbrojtësi suedez i ekipit U-23 të Juventusit, Mattias Andersson, thotë se iu kishte dridhur zemra kur nënshkroi për klubin italian. Tani ai është shumë afër debutimit me ekipin e parë.

Suedezi Mattias Andersson ka qenë duke u stërvitur me ekipin e parë të Juventusit pothuajse çdo ditë, ndërsa ndeshjet e ka zhvillohet me ekipin U-23, me të cilët i ka bërë 23 paraqitje në Serie C.

Mirëpo, Andersson i ka sytë te ekipi i parë dhe mbrojtësi 21-vjeçar e ka pranuar se transferimi nga Malmo në Juventusi në vitin 2017 mbetet njëri ndër momentet më të mirë të jetës së tij.

“Ishte fundi i afati kalimtar të verës së vitit 2017, agjenti im më telefonoi dhe më tha se Juventusi po më kërkonte”, ka zbuluar Andersson në një intervistë për uebsajtin ndërkombëtar të futbollit, Goal. 

“Unë isha me të vërtetë shumë i emocionuar sepse Juventusi është njëri prej klubeve më të mira në botë. Kështu që, zemra mu dridh dhe unë e kuptova menjëherë se doja të shkoja atje”.

“Jam stërvitur shumë me ekipin e parë. Djelmoshat janë me të vërtetë të mrekullueshëm, ata më ndihmuan mua gjatë seancave stërvitore. Ata janë kampionë të mëdhenj dhe mund të mësosh shumë prej tyre”.

“Do të pëlqente ta kisha mundësinë të luaja me ta këtë sezon. Disa djem të tjerë tashmë e kanë pasur këtë mundësi dhe kjo është një gjë shumë pozitive për të gjithë”.

(Kosova Sot)