Gjithçka gati për betejën Inter – Roma

  • 20 April 2019 - 19:39
Gjithçka gati për betejën Inter – Roma

Interi do ta presë sonte në orën 20:30 në “San Siro” Romën, për ndeshjen e vlefshme për xhiron e 33-të Serisë A.

Beteja mes Interit dhe Romës do të jetë shumë e rëndësishme për renditjen e klubeve në top katërshe të tabelës, që e siguron kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Tifozët e Milanit sonte do ta përkrahin rivalin e qytetit, Interin, pasi që nëse Roma e fiton këtë përballje, ajo do t’i marrë kuqezinjve pozitën e katërt në tabelën e Serisë A, ndërsa Interi do të mbetet sërish në pozitën e tretë.

Interi vjen në këtë ndeshje pas një fitoreje të madhe 3:1 kundër Frosinones të dielën e kaluar, ndërsa Roma siguroi fitore të rëndësishme 1:0 kundër Udineses në “Stadio Olimpico”.

Që të dy skuadrat do ta japin maksimumin për ta fituar këtë ndeshje, e cila mund të jetë tejet e rëndësishme në garën për kualifikim në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot)