Askush si Messi e Mbappe

  • 21 April 2019 - 23:33
Askush si Messi e Mbappe

Mbappe ka shkëlqyer në fitoren 3-1 të PSG-së ndaj Monacos.

Sulmuesi i talentuar, 20-vjeçari, Kylian Mbappe, ka realizuar het-trikun e pestë në karrierë me klube, pasi shënoi tre gola kundër Monacos, në minutat 15’, 38’ dhe 55’.

Kështu, Mbappe ka shkuar në kuotën e 30 golave deri më tani në Ligue 1, në vetëm 27 paraqitje.

Mbappe, tani i bashkohet Lionel Messit të Barcelonës si futbollistët e vetëm në top 5 ligat në Evropë që kanë shënuar 30 e më shumë gola.

Messi prin me 33 gola dhe është favoriti numër një për të rrëmbyer “Këpucën e Artë”, të gjashtën në karrierë.

(Kosova Sot)