Statistikat që sugjerojnë se Mustafi është më i mirë se Van Dijku

  • 23 April 2019 - 10:05
Statistikat që sugjerojnë se Mustafi është më i mirë se Van Dijku

Qendërmbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk, është duke e kaluar një sezon të jashtëzakonshëm dhe është kandidat për çmimin “Lojtari më i mirë i vitit” në Premierligë. Mirëpo, disa nga statistikat e tij janë më të këqija se qendërmbrojtësi shumë i kritikuar i Arsenalit, Shkodran Mustafit.

Virgil Van Dijk u transferua nga Southamptoni në Liverpool në janar të vitit 2018 dhe që nga atëherë e ka ndryshuar plotësisht Liverpool si skuadër, e cila para transferimit të tij kishte rekordet më negative në ligë sa i përket fazës së mbrojtjes

Megjithatë, skuadra e Jurgen Kloppit e ka humbur vetëm një ndeshje këtë sezon dhe i ka pranuar vetëm 20 gola, për shkak të prezencën dhe lidershipit të Van Dijkut, i cili mund të emërohet lojtari më i mirë i vitit në Premierligë.

Për këtë arsye, teoria e një tifozi të Arsenalit se Shkodran Mustafi është mbrojtës më i mirë se Van Dijku u bë virale. Tifozi i Arsenal i ka grumbulluar disa nga statistikat ku Mustafi paraqitet më mirë për këtë sezon sesa homologu i tij në Liverpool.

“Mendim jopopullor, mirëpo Mustafi është duke e pasur një sezon më të mirë sesa Van Dijku”, shkruan @TheArsenalChris.

Statistikat për këtë sezon të Premierligës: (Shkodran Mustafi – SM; Virgil van Dijk – VVD)

Paraqitjet:
SM – 28
VVD – 35

Ndërhyrjet:
SM – 55
VVD – 34

Ndërhyrjet e suksesshme:
SM – 73%
VVDK – 71%

Gola të shënuar me kokë:
SM – 2
VVD – 2

“Mustafi kushtoi 40 milionë funta më pak dhe është futbollist më i mirë”, përfundon tifozi i Arsenalit.

(Kosova Sot)