Salah nuk e festoi golin, pas zënkës me Milnerin për penallti

  • 23 April 2019 - 13:24
Salah nuk e festoi golin, pas zënkës me Milnerin për penallti

Mohamed Salah nuk e kishte festuar golin e shënuar nga pika e penalltisë nga James Milner, pasi që ai ishte zënë me bashkëlojtarin e tij pikërisht për gjuajtjen e penalltisë.

“Redsat” triumfuan 2-0 me golat e Georginio Wijnaldumit në minutën e 57’ dhe James Milnerit nga penalltia në minutën e 81’

Por, një episod interesant ndodhi para se Milner të shënojë nga pika e bardhë. Mohamed Salah dhe James Milner u panë duke u shtyrë se cili të ekzekutojë penalltinë, të cilën Salah e fitoi në minutën e 80-të të ndeshjes.


Reagimi i Salahut pasi Milneri u tregua i saktë nga 11-metërshi nuk ishte kapur nga kamerat televivize, mirëpo më vonë një tifoz e publikoi xhirimin e tij, ku shihet se Salahu ishte pothuajse i zhgënjyer që Milneri nuk e kishte humbur penalltinë.
Roberto Firmino, Jordan Henderson, Sadio Mane, Andy Robertson dhe Alexander-Arnold shkojnë të festojnë bashkë me Milnerin para grupit të tifozëve të Liverpoolit.

Mirëpo, të njëjtën gjë nuk e bëri edhe Salahu, i cili fillon të vrapojë ngadalë drejt tyre por pastaj vendos të kthehet drejt mesit të fushës.

(Kosova Sot)