“Liverpool”, njëri ndër fjalëkalimet më të qëlluara nga hakerët

  • 23 April 2019 - 17:59
“Liverpool”, njëri ndër fjalëkalimet më të qëlluara nga hakerët

Një hetim i Qendrës për Siguri Kibernetike në Britani të Madhe ka zbuluar të meta në mbrojtjen digjitale, dhe se emri i skuadrës së Jurgen Kloppit është ndër më të ripërdorurit për t’i mbajtur të sigurta të dhënat.

“Liverpool” është në mesin e emrave më të përdorur si fjalëkalim online të cilin hakerët e kanë qëlluar më së shpeshti, sipas hetimit të qendrës britanike.

Derisa mbrojtja e skuadrës së Kloppit zor se është thyer këtë sezon, Liverpooli si fjalëkalim ka dalë të jetë shumë më dështak për t’u mbajtur nga sulmuesit.

Në listën e publikuar nga NCSC për 100 mijë fjalëkalimet e qëlluara nga hakerët, Liverpooli e kryesoi listën e ekipeve të Premierligës: emri i të kuqve është përdorur plot 280.723 herë si fjalëkalim.

Pas Liverpoolit, “Chelsea” vjen i dyti (216.677 herë i përdorur si fjalëkalim), “Arsenali” i treti (178.095 herë i përdorur si fjalëkalim) dhe “manunited” (59.440 herë).

(Kosova Sot)