Milani kërkon Malcomin e Barcelonës

  • 24 April 2019 - 14:03
Milani kërkon Malcomin e Barcelonës

Gazeta italiane e sportit, Corriere dello Sport, raporton se Milani i ka filluar bisedimet me futbollistin e Barcelonës, Malcomin, për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Sipas disa burimeve nga Spanja, përfaqëuesit e Milanit tashmë janë takuar me disa anëtarë të stafit të Malcomit dhe aty i filluan diskutimet për mundësinë e transferimit të futbollistit.

Braziliani kishte qenë shumë afër transferimit në Romë verën e kaluar, mirëpo në momentet e fundit ishte vendosur që ai t’i bashkohej Barcelonës. Por, ky vendim mund të mos ketë qenë më i miri për të pasi që nga atëherë, ai i ka luajtur vetëm tri ndeshje në ligë këtë sezon.

Gazeta italiane Corriere dello Sport shton se kuqezinjtë ishin interesuar për Malcomin edhe gjatë afatit kalimtar të verës, mirëpo atyre u ishte thënë se 22-vjeçari do të kushtonte së paku 50 milionë euro.

Në San Siro po ka ndikim gjithnjë e më të madh të brazilianve dhe drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, tashmë e ka përforcuar skuadrën e tij me Lucas Paqueta.

Problem te një marrëveshje e tillë mbeten telashet financiare të klubit italian, pasi që Milani është paditur sërish nga FIFA për shkeljen e rregullave të ndershmërisë financiare (FFP). 

(Kosova Sot)