Wolves ia shuan shpresat Arsenalit për top katërshe në Premierligë

  • 24 April 2019 - 23:17
Wolves ia shuan shpresat Arsenalit për top katërshe në Premierligë

Wolves e ka mposhtur bindshëm 3:0 Arsenalin, duke ia shuar shpresat për ta përfunduar sezonin në top katërshe në Premierligë.

Tre gola të vonshëm në pjesën e parë e fundosen skuadrën e Unai Emeryt bashkë me shpresat e saj për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, sepse “Topçinjtë” tani mbesin jashtë top katërshes tri javë para përfundimit të sezonit.

Arsenali tani renditet i pesti me 66 pikë, një më pak se Chelsea në pozitën e katërt dhe katër më pak se Tottenhamit në të tretin.

Ruben Neves e kaloi Wolves në epërsi pas 28 minutave lojë, duke shënuar gol spektakolar nga godita e dënimit.

Rreth dhjetë minuta më vonë, Matt Doherty e dyfishoi epërsinë duke shënuar me kokë.

Diogo Jota e shfrytëzoi brishtësinë në mbrojtën e Arsenalit duke shënuar një gol individual në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Mbrojtësi grek Sokratis e shënoi golin e nderit për vizitorët dhjetë minuta para fundit të ndeshjes. 

(Kosova Sot)